
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht. Një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëse anësore të rrugës duke u përmbysur. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë e cila cilësohet si njollë e zezë pasi shpesh ndodhin aksidente rrugore edhe me pasoja.
Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë një pakujdesi e drejtuesit dhe lagështira në rrugë.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti i cili fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme të shumta materiale. (A2 Televizion)