
Kasat fiskale nuk do të hiqen nga
përdorimi, por do të shërbejnë vetëm si printera fiskalë. Sipas ekspertit
kontabël, Sotiraq Dhamo, sistemi i ri i fiskalizimit përkthehet në kosto shtesë
për biznesin dhe nuk e lufton informalitetin.
“Faturat do të përpilohen në sistem dhe do të
printohet ose në kasën fiskale ose si faturë me një printer tjetër. Nuk do të
ketë funksionin që ka sot”, thotë eksperti.
Sotiraq Dhamo shprehet skeptik mbi mënyrën e
zbatimit të sistemit të ri të deklarimeve “online”, ndërsa propozon
implementimin e tij me faza për të shmangur të gjitha problemet që mund të
shfaqë në vijimësi procesi.
“Mund të aplikohej si pilot ose në një sektor të
caktuar, për shembull te restorantet. Ose vetëm në Tiranë dhe Durrës”, shprehet
Dhamo.
Bizneset do të mund të dorëzojnë kritikat dhe
rekomandimet e tyre mbi fiskalizimin deri më 15 shtator pranë Ministrisë së
Financave, e cila pritet të bëjë publike shifrën totale të kostove në fund të
këtij muaji.
(A2 Televizion)