
Sipas një bilanci të ri të përhapur nga agjencia Reuters, viktimat nga pandemia e COVID-19 në Britaninë e Madh kanë kaluar 55 mijë persona.
Shifra merr parasysh vdekjet ku COVID-19 citohet në certifikatën e vdekjes, në Angli, Uells, Skoci dhe Irlanda e Veriut.
Bilanci konfirmon që Britania e Madhe ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia, e treta për viktima pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, ndërkohë që në 2 javët e fundit shifrat janë ulur ndjeshëm, dhe për herë të parë nga fillimi i pandemisë numri i te vdekurve është ulur poshtë mesatares së 5 viteve të fundit. (A2 Televizion)