Delegacioni i BE zbarkon javën e ardhshme në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 12:31 | Politikë
Delegacioni i BE zbarkon javën e ardhshme në Tiranë

Jo vetëm trupa diplomatike që ndodhet në Tiranë do të bëjë lëvizjet përkatëse në selitë e opozitës apo edhe të mazhorancës, por të enjten e javës së ardhshme do të jetë një delegacion i PE që do të vijnë në Tiranë.

Por A2 CNN ka mësuar se ky është një takim i planifikuar që në nëntorin e vitit të kaluar, ka qenë në axhendë. Por, duke konstatuar edhe këtë klimë të elektrizuar të politikës shqiptare, me siguri, në fokusin e takimeve do të jetë edhe heqja dorë nga mandatet dhe mundësia për negociata mes palëve.

Pas takimeve në Tiranë, delegacioni do të zhvendoset drejt Shkupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos