Arrestime Fier e Lushnjë. Dy maska silikoni, armë e fishekë u gjetën nga policia nga një operacion kontrolli në Fier dhe në Lushnjë.
Dyshimet janë se do të përdoreshin në aktivitet kriminal apo dhe se ishin përdorur në ngjarje të tjera. Blutë nuk kanë saktësuar nëse bëhej fjalë për atentate apo që përdoreshin për grabitje, por katër shtetas, mes tyre babë e bir, u vunë në pranga dhe një i pestë u shpall në kërkim.
Në pamjet e ofruara prej policisë shfaqet arsenali, por dhe maskat e silikonit, ndërsa saktësohet se kontrollet u ushtruan në zbulimin e personave që trafikonin apo tregtonin lëndë narkotike.
Një kallashnikov, një pistoletë dhe arma e gjahut tashmë do t’i nënshtrohen ekspertizës së policisë shkencore për t’u verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme. (A2 Televizion)