Dëmtim në menisk, Marash Kumbulla mbyll sezonin

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 08:57 | Futboll
Dëmtim në menisk, Marash Kumbulla mbyll sezonin

Lëndimi në ndeshjen me Andorrën, në debutimin drejt Botërorit 2022, i ka kushtuar shtrenjtë Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i talentuar kuqezi dëmtoi meniskun dhe për këtë arsye mbyll para kohe sezonin. 21-vjeçari udhëtoi me urgjencë drejt Romës, duke humbur edhe ndeshjen me Anglinë, pretendentë të grupit.

Pasi iu nënshtrua vizitave të specializuara mjekësore, Kumbulla mori lajmin e keq. Kontrollet konfirmuan dëmtimin serioz në gju, prej të cilit duhet të qëndrojë tre muaj jashtë fushave të lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos