Shalsi: Studentët kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, por ne kemi të drejtë ta kundërshtojmë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 22:57 | Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, deklaroi se studentët dhe protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe mazhoranca ka të drejtën e saj që ta kundërshtojë këtë kërkesë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shalsi u shpreh se krahas kërkesave politike, është e rëndësishme të zhvillohet një dialog për problematikat reale që kanë nxitur pakënaqësitë e qytetarëve.

“Studentët, protestuesit, kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Është e drejta e tyre. Kryeministri, ne kemi të drejtë ta kundërshtojmë. A duhet të flasim për problematikat reale? A duhet të ketë një dialog, si protesta na shkundi në fillim të qershorit, na dha një mësim shumë të mirë, na bëri të reflektojmë të vrasim mendjen…Lufta hibride është në lojë. Vende me demokraci të konsoliduara po ndeshen me skena, po lexoja tani masat që po merr qeveria franceze, masat që po merr Meloni kundër dhunuesve të gjësë publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos