Dita e tetë e protestës, 6 persona marrin ndihmë mjekësore, mes tyre 4 kalimtarë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 23:23 | Aktualitet

Dita e tetë e protestës, 6 persona marrin ndihmë mjekësore,

Gjashtë persona kanë marrë ndihmë mjekësore spital deri në orën 21:00 të së martës, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur pesë persona, Katër kalimtarë dhe një efektiv policie.

Mes kalimtarëve, njëri ka deklaruar se është lënduar gjatë protestës së një dite më parë. Ndërkohë, një tjetër person është shtruar në spital pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore.

Po ashtu, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një protestuese, e cila ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas është larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos