Dënohet me burg ish-sulmuesi i famshëm norvegjez

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 17:09 | Futboll

John Carew, ish-futbollist i famshëm norvegjez, është dënuar me një vit e dy muaj burg.

43-vjeçari akuzohej për evazion fiskal në vlerën e 5,4 milionë koronave norvegjeze (rreth 520 000 euro) dhe përveç dënimit me burg, duhet të paguajë edhe 52 000 euro gjobë.

Carew pranoi të gjitha akuzat, por tha se gjithçka e kishte bërë pa qëllim.

Deri tani, nuk ka një ankimim ndaj vendimit të gjykatës nga ana e ish-futbollistit, i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij me ekipe si Valencia, Roma, Lyon, Aston Villa dhe West Ham.

Me përfaqësuesen norvegjeze, John Carew ka luajtur 91 ndeshje përgjatë periudhës 1998-2011, duke shënuar 24 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos