31 gjoba gjatë protestës në Tiranë, procedohen penalisht edhe dy persona

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 10:33 | Kronikë

31 gjoba gjatë protestës në Tiranë, procedohen penalisht

Policia ka vendosur 31 gjoba me nga 5 mijë lekë për qytetarët që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, dy persona janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, pasi nuk kanë pranuar të paraqesin dokumentet e identifikimit.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 31 masa administrative.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 31 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. G. dhe E. L., pasi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos