Denoncimi i Ukrainës: 242 krime lufte kundër trashëgimisë kulturore

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 18:16 | Bota
Denoncimi i Ukrainës: 242 krime lufte kundër trashëgimisë

Ministria e Kulturës e Ukrainës ka denoncuar se deri këtë të shtunë janë dokumentuar 242 episode të krimeve të luftës ruse kundër trashëgimisë kulturore ukrainase.

“Armiku zgjedh objektivat për të përmbushur objektivin e tij kryesor: të shkatërrojë qendrat e kulturës ukrainase”, shkruan ministria në një deklaratë, duke specifikuar se krimet e trupave ruse kundër trashëgimisë kulturore ukrainase janë regjistruar në 11 rajone dhe në kryeqytetin Kiev.

Kështu, në rajonin e Kharkovit u dokumentuan 84 episode; në Donetsk, 45; në Kiev, 38; në Chernihiv, 24; në Luhansk, 17; në Sumy, 14; në Zaporizhia dhe Zhytomyr, përkatësisht 5; në Dnipropetrovsk dhe Mykolaiv, 1 dhe 3 në Kherson. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/04/banoret-e-lvivit-pergatiten-te-mbrojne-trashegimine-kulturore-te-qytetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos