Mbi 700 civilë të vrarë në Chernihiv, gërmohen varre të reja

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 13:28 | Bota

Tri javë pasi trupat ruse hoqën rrethimin e tyre të qytetit Chernihiv, varre të reja janë ende duke u gërmuar në varrezat kryesore. Kreu i këshillit të qytetit Oleksandr Lomako deklaroi për BBC-në se më shumë se 700 civilë janë vrarë në qytetin verior.

Dy fusha janë plot me varre dhe një e treta po gërmohej nga toka kur ishim ne atje.

Rreth një e katërta kishin lule, qirinj, fruta dhe sende të tjera të vendosura pranë tyre, çka tregonte se ata ishin vizituar nga të afërmit e të ndjerëve. Por pjesa tjetër ishte shënuar me pllaka në shkopinj druri që tregonin emrat, si dhe datat e lindjes dhe vdekjes.

“Ne takuam një grua që po kërkonte varret e motrës dhe burrit të saj, të cilët u vranë nga bombardimet. Ishin njerëz paqësorë, ishin kërcimtarë. Ajo nuk e dinte nëse trupat e tyre ishin gjetur, apo ku ishin varrosur”, raporton BBC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos