
Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Antoneta Dhima, ka konfirmuar se djali i saj është prekur nga koronavirus. “Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi”, shkruan ajo në Facebook.
Deputetja Dhima tregon se nuk e di se si i biri është prekur nga ky virus, ndërsa shton se ka bërë gjithçka për të evituar kontaktet e djalit të saj me persona të tjerë. Askush nuk është i paprekshëm, pohon deputetja socialiste Antoneta Dhima ndërsa apelon që të gjithë të zbatojnë rregullat dhe vendimet e marra nga autoritetet. (A2 Televizion)