Destinacioni i bujshëm, Besnik Hasi për stolin e gjigantëve të Fenerbahçe

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 14:01 | Futboll
Destinacioni i bujshëm, Besnik Hasi për stolin e gjigantëve

Besnik Hasi është kandidat për stolin e Fenerbahçe. Gjigandët turq janë në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm dhe alternativa më e fundit, është ajo e ish-kapitenit të Shqipërisë.

Pas emrave të Manuel Pellegrinit dhe Erol Bulut, në mënyrë surprizë në skenë ka dalë emri i gjakovarit 48-vjeçar. Sipas mediave në Arabinë Saudite, Hasi udhëtoi me çarter privat drejt Stambollit, për të biseduar me drejtuesit e Fenerbahçes.

Pas takimit, ai u kthye në shtetin arab, por gjithsesi nuk ishte i pranishëm për të drejtuar seancën stërvitore të skuadrës së Al Raed. Arsyeja lidhet me faktin se kërkon pak kohë për të vlerësuar ofertën e marrë.

Sipas burimeve pranë trajnerit shqiptar, Besnik Hasi dëshiron të firmosë kontratën me Fenerbahçen. Një mënyrë për t’u rikthyer në ligat e rëndësishme të Europës, pas së kaluarës te klubi më i madh belg, Anderlecht.

Më përpara, emri i shqiptarit ka qarkulluar për emërimin në stolin e Galatasaray-t. Pasi humbi atë mundësi, ish-kuqeziu kërkon të masë forcat në Superligën turke, me një prej klubeve më të famshëm, për të drejtuar yje të kalibrit si Emre Belözoğlu apo sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos