
Tetë skuadra dhe një formulë tërësisht e re, me ndeshje teke deri në finalen e 23 gushtit.
Champions League po i afrohet rikthimit dhe menjëherë pas përfundimit të takimeve të kthimit për 1 të tetat, do të zhvillojë fazën “Final Eight”, shorti i të cilës do të hidhet në datën 10 korrik në Nion të Zvicrës.
Katër skuadra janë aktualisht të kualifikuara, Atalanta, Laipzig, PSG dhe Atetico Madrid. Tetëshja e skuadrave më të mira do të plotësohet nga të kualifikuara e çifteve, Barcelona-Napoli, Juventus-Lion, City-Real Madrid dhe Bayern-Chelsea.
Shorti i “Final Eight” do të ketë tri faza. Fillimisht goglat do të përcaktojnë çiftet çerekfinaliste. Në fazën e dytë do të projektohet skema sesi skuadrat ndahen në gjysmëfinale e më pas edhe në aktinfinal. Do të ketë edhe një short të tretë për të përcaktuar se cila skuadër do të luajë finale si skuadër pritëse.
Nuk do të ketë përjashtime prej fazës çerekfinale edhe shorti do të vërë përballë dy skuadra nga i njëjti vend. “Final Eight” do të zhvillohet i gjithi në Lisbonë, në stadiumet Hose Alvalade dhe Da Luiz. Ky i fundit do të jetë impianti që do të mirëpresë dhe finalen e madhe. (A2 Televizion)