Dialogu Kosovë-Serbi, ekipet negociuese takohen të martën në Bruksel

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 16:33 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, ekipet negociuese takohen të martën në

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën në Bruksel për të vazhduar dialogun. Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë, se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, do të jenë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës është bërë më dije për Deutsche Welle se, "temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq "data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh.

Nga ana tjetër nga zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, bëjnë me dije se në takim tema kryesore do të jetë asociacioni i komunave me shumicë serbe, gjë për të cilën autoritetet e Prishtinës janë shprehur kategorikisht kundër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos