
Bashkimi Europian vijon parapërgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. I emëruari I posaçëm për Dialogun, Miroslav Lajçak, priti në Bruksel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, me të cilin bisedoi për normalizimin e raporteve, Prishtinë-Beograd.
“Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, shkruan Lajçak në Twitter.
Në Bruksel gjendet edhe përfaqësuesi I qeverise serbe, Petar Petkoviç. Ky I fundit thotë se do të këmbëngul në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Bislimi dhe Petkoviç do të takohen nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e Lajçak.
Ndërkohë, gjatë këtij muaji parashikohet një takim tjetër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për dialogun për normalizimun e raporteve. (A2 Televizion)