Diego Longo rikthehet në Superligë, merr drejtimin e Teutës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 13:37 | Futboll
Diego Longo rikthehet në Superligë, merr drejtimin e Teutës

Diego Longo është trajneri i ri i Teutës. Tekniku italian pas eksperiencës te Flamurtari në Kategorinë e Parë, rikthehet në elitën e futbollit shqiptar, këtë herë, si timonieri i ri i durrsakëve.

Longo e njeh mirë Superligën pasi më parë ka drejtuar Kukësin në elitë, dhe tashmë nis një aventure të re me bregdetarët. Një foto që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale është se nga takimi që italiani kishte me presidentin Hasanbelliu, i pranishëm ishte dhe ish-trajneri i Teutës Edi Martini, i cili duket se i ka dhënë këshillat e fundit Longos para nisjes së sezonit të ri.

Afrimi i Longos, do të hapë dhe merkaton e klubit, që deri më tani nuk ka asnjë përforcim, ndërsa ka larguar 5 lojtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos