Messi mahnit kinezët me golin më të shpejtë të karrierës së tij

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 17:05 | Futboll

Leo Messi shënoi sot golin më të shpejtë të karrierës së tij. Përballë 77 000 spektatorëve në Stadiumin e Punëtorëve të Pekinit, ylli i Argjentinës shkëlqeu në fitoren e kombëtares së tij përballë Australisë.

Kishin kaluar vetëm 81 sekonda nga nisja e ndeshjes miqësore dhe Messi mahniti publikun kinez me të majtën e tij nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë, Pezzella shënoi një tjetër gol për të vulosur fitoren 2-0 të kampionëve të Botës në fuqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/09/leo-messi-mberrin-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos