Populli grek nuk ia fal qeverisë, tragjedinë me përplasjen e trenave më 28 shkurt në Larisa ku humbën jetën 57 persona. Me bomba molotov dhe fytyrën e mbuluar, qindra persona protestuan dhunshëm në sheshin kryesor të Athinës. Trazirat morën përmasa edhe më të mëdha në momentin kur policia ndërhyri për të shpërndarë manifestuesit. Zemërimi i mijëra personave në Greqi furnizohet kryesisht nga neglizhimi i respektimit të standardeve të sigurisë që u përcaktua si shkak i incidentit më vdekjeprurës me trenat në historinë e këtij shteti. Personazhet më të dhunshëm mes protestuesve ishin të rinjtë, me policinë që reagoi duke lëshuar bomba me gaz lotsjellës. (A2 Televizion)
“Digjet” Athina, protestuesit përleshen dhunshëm me policinë
