Regjistër elektronik për personat nën hetim, Rama: Kufizime në dalje nga vendi, çdo dhunues që tregon muskujt, do gjejë belanë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 11:52 | Aktualitet

Instrumentin e katërt të paketës së masave të qeverisë kundër dhunës dhe anarkisë urbane, ka të bëjë me krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike, të clëve do t’u refuzohet dalja jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama tha se regjistri do të krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të administrohet nga Policia e Shtetit, duke përmbajtur të dhënat e identifikimit të personave të përfshirë.

“Së katërti, regjistri i posaçëm elektronik. Me vendim të Këshillit të Ministrave krijohet regjistri i posaçëm elektronik i personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike. Ky regjistër administrohet nga policia e shtetit dhe përmban të dhënat e identifikimit të këtyre personave. Mbi bazën e këtij regjistri, policia kufitare dhe emigracionit do të ushtrojë për çdo dhunues të drejtën që i jep ligji numër 392025 për kontrollin e kufirit shtetëror, për t'u refuzuar dalin nga vendi personave që synojnë t'i shmangen ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit ose ekzekutimit të dënimit me burg për këto vepra”.

Vendimi parashikon gjithashtu njoftimin e autoriteteve të huaja për rrezikune këtyre personave dhe paralajmëroi se ata që përfshihen në akte dhune do të përballen me pasojat ligjore dhe nuk do të mund t’i shmangen drejtësisë duke u larguar nga vendi.

 “Vendimi parashikon dhe njoftimin e autoriteteve të huaja të vendeve ku udhëton personi si strukturave akomoduese vendase dhe të huaja për rrezikshmërinë që ai paraqet për sigurinë dhe për rendin publik, përfshirë dhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren. Të jetë i bindur çdo dhunues, qoftë me banim në Tiranë dhe qoftë si ata me bluza të bardha dhe me maska që kishin ardhur dje nga Spanja si mercenarë të paguar për të ushtruar dhunë dhe që tregonin muskujt në rrugën e Ministrisë së Arsimit se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë, pa mbaruar njëherë punë me drejtësinë dhe me ligjin këtu në Tiranë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos