Berisha u bën thirrje shqiptarëve në Serbi: Dilni masivisht në votime, zëri juaj duhet të ushtojë fuqishëm

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 12:23 | Politikë

Berisha u bën thirrje shqiptarëve në Serbi: Dilni masivisht

Kreu demokrat Sali Berisha e nisi bashkëbisedimin e tij në rrjetet sociale me një apel për të gjithë shqiptarët në Serbi, që të dalin masivisht në votime. Ai i cilësoi shqiptarët e Luginës si një nga komunitetet më të shtypura në Evropë dhe u shpreh se vota e tyre duhet të sjellë përfaqësues dinjitozë në Parlamentin e Serbisë.

“Duhet të bëj një ftesë për të gjithë shqiptarët e komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, në këto komuna dhe kudo që janë, të marrin pjesë në këto votime me të cilat krijuan një front të përbashkët në mënyrë që të kenë përfaqësimin më të madh të mundshëm.

Përfaqësimi i tyre në parlamentin e republikës së Serbisë është me një rëndësi të veçantë pasi zëri i tyre duhet të ushtojë fuqishëm në atë parlament, por edhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare sepse ata janë qytetarët më të shtypur në Evropë.

Ndaj dhe uroj që me votën e tyre të kenë përfaqësuesit më dinjitozë në parlamentin e republikës së Serbisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos