Disa zonave pranë Butrintit u është hequr mbrojtja, Margariti: Janë 800 hektarë në “Bathoren” e Ksamilit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 17:43 | Aktualitet

Ministrja e Kulturës Elva Margariti në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë u pyet ndër të tjerat për statusin e parkut të Butrintit, në veçanti për një zonë rreth 800 hektarë që ka humbur statusin e tij të mëparshëm. Sipas ministres, “Plani i Menaxhimit të Integruar ka vendosur në vëmendje të institucioneve, bazuar në rekomandimin e UNESCO-s, rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin e tyre. Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, zonë e urbanizuar që jo më kot e kemi cilësuar si Bathorja e Butrinit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos