Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në kantierin e hapur në zonën e Fierit, ku po punohet me 3 turne për ndërtimin e spitalit të ri.
Në ditën e 24 punimeve, kreu i qeverisë pa nga afër punën që po kryhet në këtë kantier nga punëtorë shqiptarë dhe të huaj.
Rama u njoh nga inxhinierët se deri në çfarë faze janë punimet për Spitalin Memorial të Fierit, i cili sipas premtimit të qeverisë turke duhet të përfundojë brenda 3 muajsh. (A2 Televizion)