Dita e Pavarësisë së SHBA, Yuri Kim: Të çojmë përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 10:27 | Politikë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim organizoi një aktivitet me rastin e 245 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë dhe shumë politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Të pranishëm në pritje ishin dhe presidenti Meta, kreu i Kuvendit, Ruçi dhe kryedemokrati Basha, ndërkohë që mungonte kryeministri Rama.

Teksa ka dhënë një mesazh në kuadër të kësaj dite të shënuar për Amerikën, Kim u shprer se kjo ditë është e veçantë edhe për marr dhënien mes Shqipërisë e Amerikës.

“Ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënojmë gjithashtu 30 vjet që kur populli i Shqipërisë refuzoi diktaturën komuniste në përkrahje të demokracisë. Në një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, Shqipëria i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar” shkruan Kim.

Ambasadorja amerikan Yuri Kim ka nënvizuar se kjo marrëdhënie do të vijojë dhe më tej.

“Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”. është shprehur diplomatja mes të tjerash.

Edhe politikanët shqiptarë kanë uruar SHBA për ditën e pavarësisë duke u shprehur mirënjohës ndaj kontributit që Amerika ka kanë dhënë për shtetin shqiptar . (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/04/245-vjetori-i-pavaresise-se-shba-meta-besoj-se-miqesia-jone-do-te-thellohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos