
Marie Curie ishte kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin, ajo mori çmimin Nobel në fushën e fizikës, si dhe të kimisë.
Nobelistja Marie Curie është gruaja e parë që fitoi doktoraturë në fizikë, e para grua që ka marrë dy çmime “Nobel”, një i ndarë me burrin e saj Pier Kyri, profesoresha e parë në Sorbonë dhe e para që u fut në Panteon, më 20 prill 1995.
Jo rrallëherë nobelistja është etiketuar edhe si feministe. Puna e saj mbi poloniumin dhe radiumin bëri histori dhe përfundoi duke u mbyllur gojën atyre që e kishin sulmuar pandershmërisht. Më 1894, ajo u diplomua gjithashtu për matematikë.
Në këtë kohë, shkencëtari Pierr Kyri, hyri në jetën e saj. Një vit me vonë, në korrik 1895, ajo dhe Pier u martuan dhe Maria solli në jetë 2 vajza. Vdekja e saj, në korrik 1934, ndodhi nga një anemi aplastike shkaktuar nga rrezet e radioaktivitetit. (A2 Televizion)