“Dita jonë” kujton Nelson Mandelën, simbol i luftës për barazi

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 07:04 | Lifestyle
“Dita jonë” kujton Nelson Mandelën, simbol i luftës

Mandela u burgos nga 1962 deri në 1990 për rolin e tij në luftën kundër politikave të aparteidit të vendosura nga pakica e bardhë në pushtet.

I nderuar nga populli i tij, si një simbol kombëtar i luftës për barazi, Mandela konsiderohet si një nga figurat politike më me ndikim të shekullit të 20-të. Ai u zgjodh Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në 1994, pas zgjedhjeve të para multiraciale në historinë e vendit.

Në vitin 1993, Mandela fitoi çmimin Nobel dhe është dekoruar me 50 çmime në mbarë botën. Në 2009, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e zgjodhi 18 korrikun, ditëlindjen e tij, si Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos