
Ergys Mërtiri, pedagog e psikolog, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2, ku foli për protestën e studentëve, por i dha edhe një përgjigje Kryeministrit pas komenteve që ai bëri teksa ishte i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit.
Mërtiri u shpreh se ka reaguar pasi priste që “Kryeministri të jepte përgjigje për situatën e krijuar në vend e jo të merrej me spektakël”, siç e quan ai.
“Më sugjestionoi fakti që qeveria nuk ka punë dhe merret me komente Facebook-u. Unë pres që Kryeministri të japë llogari për shumë gjëra dhe jo të merret me të tilla gjëra. Unë nuk kam asnjë problem as me Mamaqin dhe as me Kryeministrin, por me mënyrën se në vend që të merrem me situatën e krijuar pas protestës së studentëve, qeveria përgjigjet me spektakël e me gjëra të tilla”, u shpreh Mërtiri në “Dita Jonë” në A2. (A2 Televizion)