Behgjet Pacolli në rrjetet sociale: Dëshmia dhe denoncimet e mia në SPAK

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 18:08 | Kronikë

Behgjet Pacolli në rrjetet sociale: Dëshmia dhe denoncimet e mia

Behgjet Pacolli, me anë të një statusi në Facebook pas daljes nga SPAK, deklaroi se aty ai paraqiti “në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës”.

“Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. E vlerësoj këtë mundësi dhe jam i kënaqur që mundëm të sjellim përpara organit kompetent të vërtetën e plotë mbi ndërhyrjet e paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfilljen e vendimeve gjyqësore dhe cenimin e pronës private”, lexohet në statusin e Pacollit, shkruan A2.

“Nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi. Besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore. Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen”, shtoi Pacolli.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos