Dita jonë rikthehet në ekranin e A2 CNN si programi që nis transmetimet e drejtpërdrejta çdo mëngjes në orën 7:00. Me lajmet e fundit dhe çështjet kryesore të aktualitetit. “Dita jonë” vjen me më shumë rubrika jashtë studios, intervista ekskluzive me personazhet që bëjnë lajm, analiza të ngjarjeve me interes publik dhe lajme për të gjithë familjen. Programi të cilit mund t'i besoni mëngjeset tuaja. Çdo ditë jave me Aulona Minga dhe Blendi Salaj, në ekranin e A2 CNN. (A2 Televizion)
“Dita jonë”, nga 20 shtatori, çdo ditë jave, ora 7:00
