Do presë Biden dhe Johnson, hoteli ku do mbahet samiti i G7 duket si kantier ndërtimi

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 17:03 | Lifestyle

Hoteli luksoz Carbis Bay në Cornwall ka marrë pamjen e një kantieri ndërtimi vetëm pak ditë përpara se të mirëpresë udhëheqësit botërorë të G7.

Me më pak se dy javë deri në eventin tejet të rëndësishme, stafi duket se është në një garë me kohën për të mbyllur të gjithë riparimet dhe për ti dhënë një pamje dinjitoze hotelit ku do të qëndrojë presidenti Joe Biden dhe Boris Johnson.

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në fshatin Cornish më 11 qershor për samitin dy-ditor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos