Hetimi ndaj Balilit, Krimet e Rënda kërkojnë konfiskim të pasurisë

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 11:11 | Kronikë
Hetimi ndaj Balilit, Krimet e Rënda kërkojnë konfiskim të

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar konfiskim të pasurisë së Kelmend Balilit dhe më konkretisht ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve.

https://youtu.be/afYdJWdH0pE

Kjo kërkesë ka ardhur si pjesë e hetimit pasuror, i cili ka ardhur paralelisht me hetimin penal të nisur dy vjet e gjysmë më parë për Balilin. Në këtë moment, Prokuroria për Krimet e Rënda ka dalë në përfundimin për t’i kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të sekuestruara që prej më shumë se dy vitesh.

Më saktësisht, bëhet fjalë për mijëra sipërfaqe trualli në qytetin e Sarandës, po ashtu edhe për ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve, të njohur si kompleksi “Santa Quaranta”, si edhe të 23 apartamenteve.

Me këtë kërkesë, Prokuroria kërkon që këto prona të kalojnë në favor të shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos