
Policia ka vënë në pranga 4 persona pasi ka zbuluar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa në fshatin Nikël të Krujës dhe në Rinas.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar kanabis sativa, ku janë vënë në pranga shtetasit A. A.,41 vjeç dhe A. Y., 35 vjeç, të dy banues në Nikël.
Po ashtu, janë arrestuar edhe -S.B., 26 vjeç dhe A.B., 18 vjeç, banues në Rinas, pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara kanabis sativa.
Ndërkohë, filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike. (A2 Televizion)