
Pesë ditë pas vrasjes së babait dhe xhaxhait, Asmer Bilali është transferuar sërish nën masa të forta sigurie në qytetin e Shkodrës.
Ai është dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet për tentativën e vrasjes së ish trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.
Dëshmia e Bilalit në këtë proces ka të bëjë me faktin se dy të akuzuarit për sulmin ndaj trajnerit Gjoka, Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenja, kanë përdorur automjetin e Asmerit për t’u larguar nga fusha stërvitore.
Në dëshmi, Asmeri ka deklaruar se nuk e kishte idenë se për çfarë u duhej makina dy shokëve të tij, ndërsa i ka kërkuar gjykatës që t’i lirojë pasi edhe vetë i dëmtuari Ernest Gjoka i ka falur. (A2 Televizion)