“Do të jepja jetën për Putin”, deklarata shokuese e ish-bosit të F1

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 13:08 | Bota
“Do të jepja jetën për Putin”, deklarata shokuese e

Një deklaratë shokuese ka bërë ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone i cili u shpreh gjatë një interviste se ishte gati të merrte një plumb për presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht pushtimit të përgjakshëm në Ukrainë.

Në intervistën për “Good Morning Britain”, milioneri 91-vjeçar e konsideroi kreun e Kremlinit një person të klasit të parë dhe shumë të ndjeshëm.

Ecclestone foli dhe në lidhje me zhvillimin e fundit, ku raketat ruse bombarduan një supermarket me civilë. Ai tha se vrasja e të pafajshmëve nuk ishte qëllimi i Putin, pavarësisht se shumë liderë botërore i kanë dënuar krimet e tij të dhunshme.

Miliarderi është prej kohësh një admirues i diktatorit Putin dhe shpeshherë janë parë në evente sportive së bashku, duke biseduar. Miqësia mes tyre mendohet të ketë nisur kur gara e Rusisë u fut në kalendarin e F1 për vitin 2014.

Edhe në ditën kur nisi ofensiva ruse në Ukrainë, Ecclestone deklaroi se Putin e dinte me ekzaktësi atë që ishte më e mira për popullin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos