“Dora e Zotit” fluturon nga Argjentina në Katar për Kupën e Botës

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 21:03 | Futboll
“Dora e Zotit” fluturon nga Argjentina në Katar për

Një avion i quajtur “Tango D10S”,  që i kushtohet legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, pritet të fluturojë rreth Argjentinës dhe më pas drejt Katarit për Kupën e Botës në nëntor. Ai ka një kapacitet prej 12 vendesh dhe u financua nga një kompani argjentinase.

Avioni është i zbukuruar me një foto të Maradonës duke puthur trofeun e Kupës së Botës. Në krahët e avionit janë të fokusuara momentet e dy golave të tij nga fitorja 2-1 e Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986.

https://www.instagram.com/tv/CeEoxCSp2iA/?utm_source=ig_web_copy_link

Goli “Dora e Zotit” në krahun e majtë dhe goli fitues në anën tjetër.  Tifozët do të jenë në gjendje të hipin në avion dhe të lënë një mesazh për Maradonën në kabinë, të ‘ndërveprojnë’ me lojtarin e ndjerë përmes inteligjencës artificiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos