
Borussia Dortmund zhgënjeu sot përballë Union Berlinit, duke u mundur 2-1 dhe u larguar nga kreu i Bundesligës. Por tifozët verdhezi mund të ngushëllohen, sepse humbja e sotme kalon gjithsesi në historinë e kampionatit gjerman.
Goli i barazimit të përkohshëm në minutën 60 i Youssoufa Moukoko do të regjistrohet si ai i lojtarit më të ri të historisë gjermane.
Sulmuesi me origjinë nga Kameruni shënoi me një aksion personal fantastik në moshën 16 vjeç dhe 28 ditë, duke kaluar një emër të shquar si Celestine Babayaro, që gjithsesi nuk kishte nënshtetësi gjermane.
Youssoufa Moukoko është gjithashtu edhe debutuesi më i ri i Bundesligës, pas një karrierë të mahnitshme me të rinjtë, ku theu çdo rekord, duke luajtur dhe dominuar me kundërshtarë të paktën 5 vjet më të mëdhenj. Me Under-17 e Dortmundit vitet e kaluara ka thyer çdo rekord, 40 gola në 28 ndeshje në sezonin 2017-2018, 50 në sezonin 2018-2019. Në Ndeshjen e parë me U-21 të ekipit, shënoi gjashtë gola.
Tani tifozët ëndërrojnë me të drejtë kur do t’i bashkohet pas dëmtimit edhe fenomeni Halaand, gjithmonë nëse distanca me Bayernin nuk do të jetë e tepërt. (A2 Televizion)