Pritej të rikthehej në fushë të dielën, Ibra ndalet sërish

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 19:00 | Futboll
Pritej të rikthehej në fushë të dielën, Ibra ndalet

Milanit do t’i duhet të bëjë pa Zlatan Ibrahimovic edhe në dy ndeshjet e fundit të këtij viti.

Sulmuesi suedez, i cili pritej të ishte në fushë për ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos, është dëmtuar sërish dhe do të kthehet të luajë në vitin 2021.

Ibra nuk luan me kuqezinjtë që pas dëmtimit në kofshë në ndeshjen e 22 nëntorit ndaj Napolit. Sot, pas përfundimit të stërvitjes, 39-vjeçari ka ndjerë dhembje në pulpën e majtë dhe rezonanca ka evidentuar një dëmtim.

Tani, do të pritet një tjetër kontroll që do të bëhet pas rreth 10 ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos