
Pavarësisht kërkesës së avokatëve për shkrirjen e dy dosjeve në një për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, Gjykata nuk pranoi ti shqyrtojë bashkë të dyja çështjet.
Për avokatin Saimir Visha dosja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj.
Ai foli dhe për paratë e vjedhura në shtëpinë e ish shefes së kabinetit të Ahmetajt.
Disa prej përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve thanë se çështja e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit janë të njëjta nga ana procedurale ndaj duhet të bashkohen.
Lefter Koka ndodhet në burg nën dy masa të njëjta sigurie për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
Në pritje të përfundimit të hetimeve është dhe Alqi Bllako ish deputet i partisë socialiste i cili së bashku me Kokën akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. (A2 Televizion)