
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë sot mbi çështjen “Tahiri”. Ndërsa pritet vendimi mbi procedimin penal të nisur për ish-ministrin e Brendshëm, ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik është një foto që tregon volumin e fashikujve që përbëjnë dhe dosjen e kësaj çështjeje.
Ishte fundi i muajit shkurt, kur Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pritet që gjatë seancës së sotme avokati i Tahirit të kërkojë gjykim të shkurtuar, me pretendimin se organi i akuzës nuk ka prova shtesë për klientin e tij. (A2 Televizion)