Tre persona janë arrestuar nga Policia si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit.
Në pranga kanë përfunduar Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier; Olsi Qalliu, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Ndërsa një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.


Atyre iu janë sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t'u larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze. Për arsye hetimore, policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin. (A2 Televizion)