OBSH miraton vaksinën kineze të Sinovac

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 17:06 | Aktualitet
OBSH miraton vaksinën kineze të Sinovac

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar zyrtarisht përdorimin e vaksinës kineze CoronaVac, e kompanisë Sinovac, që përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.

Lajmin e pohon edhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu, që ka shpërndarë njoftimin e OBSH në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1231341087321939

OBSH me njoftimin e saj ka siguruar që vaksina në fjalë “plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”.

https://a2news.com/2021/05/07/vaksina-kineze-obsh-konfirmon-efektshmerine/

Më parë, i njëjti vendim kishte ardhur edhe për vaksinën kineze të prodhuar nga kompania tjetër kineze, Sinopharm. Vendimi shihet si paradhoma e njohjes së Agjencisë Europiane të Barnave dhe institucioneve europiane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/07/obsh-miraton-vaksinen-kineze-te-sinopharm/

A2 CNN Livestream

Latest Videos