Kanë marrë Butrintin dhe po ia japin një privati. Ky ka qenë një nga shqetësimet më publike sa i përket kulturës që nga pranvera. Akuzat, paqartësitë dhe disa pyetje vendosëm t’ia drejtonim privatit të shumë lakuar në media. Pyetje nga opozita, pyetje nga shoqëria civile, pyetje nga historianët, po aq sa edhe nga arkeologët, të cilave i përgjigjet Martin Mata, bashkëdrejtori i AADF. Kjo është një intervistë që ndoshta do të zbulojë disa hije për t’i nxjerrë në dritë, njëlloj si gërmimet në qytetin antik të Butrintit. Pa harruar se qyteti antik ka 2000 vite që na bënte kemi gjithnjë të tjera pyetje. (A2 Televizion)
Dritëhijet e Butrintit
