Cilësi dhe çmime të mira, korçarët në Kostur për pazare dhe karburant

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
8 Nëntor 2026, 14:51 | Aktualitet

Cilësi dhe çmime të mira, korçarët në Kostur

Cilësia më e mirë dhe çmimet më të lira detyrojnë me qindra banorë të qarkut të Korçës, por jo vetëm, që në fundjavë të shkojnë për pazare në qytezën e Kosturit në Greqi. E njëjta situatë ndodh edhe më banorët e Pogradecit që zgjedhin Strugën për pazare dhe për të mbushur mjetet me karburant.

Çdo fundjavë me dhjetëra e qindra automjete më targa shqiptare veçanërisht banorë të qarkut të Korçës dynden drejt qytetit kufitar të Greqisë Kosturit për të bërë pazare dhe natyrisht për të mbushur edhe automjetet me karburant. Të pyetur se përse zgjedhin të furnizohen në Greqi, qytetarët shqiptarë veçojnë dy arsye, cilësinë dhe çmimet e favorshme, që nuk i gjejnë në vendin e tyre.

Por kjo lëvizje nuk është vetëm e korçarëve. E njëjta situatë është edhe për pogradecarët, të cilët zgjedhin Strugën për t'u furnizuar me ushqime dhe karburant.

Një panoramë që tregon jo vetëm diferencën e çmimeve, por edhe një tjetër realitet: paratë që familjet shqiptare shpenzojnë për nevojat e përditshme, në vend që të qarkullojnë në ekonominë vendase, po përfundojnë gjithnjë e më shumë në Greqi e Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos