Dueli direkt i Superiores shpërblen kuksianët, Shehi: Dhembjen e kthejmë në forcë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 20:25 | Futboll

Kukësi vazhdon ecurinë pozitive dhe rikthehet në garën për titullin kampion në Kategorinë Superiore. 

Aq mjaftoi që Kukësi të vazhdojë rrugët drejt zonës së lartë të renditjes, me veri-lindorët që ngjiten përkohësisht në vendin e tretë, ku barazojnë me pikë Skënderbeun.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu fitoi 1-0 përballë Skënderbeut, në ndeshjen që hapi javën e 16 të Kategorisë Superiore. Takimi u vendos nga goli i realizuar me 11-metërsh nga William Cordeiro.

https://www.youtube.com/watch?v=JLEA3ypH1mU

Për korçarët vazhdon kriza e rezultateve, me skuadrën e Shehit që pësoi humbjen e dytë me radhë.

Pas ndeshjes, humori në të dy kampet ka qenë i ndryshëm. Te Kukësi, trajneri Armando Cungu është shprehur i kënaqur për paraqitjen dhe rezultatin, ndërsa te Skënderbeu, trajneri Orges Shehi e cilëson të pamerituar humbjen.

Trajneri  i Kukësit Armando Cungu

“Fitorja është gjithmonë e bukur por kur arrin ndaj rivaleve bëhet akoma më e bukur. Shfrytëzuam momentin e mirë që po kalon ekipi kohët e fundit”, komentoi i kënaqur trajneri Cungu.

Tjetër ishte humori i Orges Shehit. “Sigurisht nuk është moment i mirë, edhe pas humbjes në shtëpi, performancat janë të mira por nuk po marrim rezultat. Na dhemb, por duhet kthejmë dhembjen në forcë”, pohoi ish kapiteni dhe tashmë trajneri i korçarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos