Të paktën 20 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi në një restorant të shtunën në Floridan jugore.
Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se shkak për shpërthimin e fuqishëm është bërë rrjedhja e gazit.
“Në fillim një zhurmë e më pas një dritë e madhe ndriçoi qiellin. Dukej si apokalips. Mendova se gjithçka përfundoi aty”, tha Alex Carver, një punonjës në restorant.
Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi ndërtesën, duke lënë pas vetëm skeletin prej metali të ndërtesës. Mbeturinat u përhapën deri në 100 metra larg vendngjarjes. (A2 Televizion)