Dumani raporton në KLP: SPAK ka rritur numrin e procedimeve penale dhe personave nën hetim

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 10:33 | Aktualitet
Dumani raporton në KLP: SPAK ka rritur numrin e procedimeve penale dhe

Numri i procedimeve penale dhe numri i personave të marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është rritur. Kjo sipas drejtuesit të kësaj prokurorie Altin Dumani, i cili mëngjesin e së enjtes është duke raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Objekt i seancës në KLP është veprimtaria e strukturës përgjatë vitit 2022.

Gjithashtu drejtuesi i SPAK ka deklaruar se është rritur gama e databazave të institucioneve ku struktura e posaçme ka akses direkt dhe se është rritur numri i hetimeve për “pastrimin e parave.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos