Ditë feste dhe një ngjarje të rëndësishme e cilësoi kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra, kalimin me një ndalesë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
“Është ditë historike për dy shtetet tona e në veçanti për dy qytetet tona, Strugën dhe Pogradecin, ku unë si kryetar, por edhe kryetar i Pogradecit kemi bërë shtytjen, atë presionin pozitiv ndaj dy qeverive dhe sot u arrit kjo ky kalim one stop shop. Është një ditë historike për të lëvizur qytetarët dhe mallrat në mënyrë shumë më të lirë dhe shumë më të shpejtë, për të zvogëluar edhe koston kur bëhet fjalë për mallrat, por sigurisht edhe për qytetarët. Unë sot jam i lumtur dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë ju uroj këtë ditë dhe shpresoj ta shfrytëzojmë sa më shumë, që të lëvizim sa më tepër dhe të shijojmë pasuritë dhe bukuritë e dy shteteve fqinje”. (A2 Televizion)