Mickoski pyetet për himnin shqiptar në Pustec, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën më Qafë-Thanë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 11:24 | Politikë

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Qafë Thanë, Hristijan Mickoski u pyet nëse duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për incidentin në Pustec, për mosrespektimin e himnit shqiptar. Kryeministri maqedonas u përgjigj se himni ishte ekzekutuar dhe se aktiviteti duhej ndjekur deri në fund.

“Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi”, tha Mickoski.

Ndërkohë një moment tensioni u shënua pasi një gazetar nga Tetova akuzoi Ramën se nuk ka folur për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Rama iu përgjigj se Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe se shqiptarët kanë partitë e tyre politike për t’u përfaqësuar.

“Ju as më keni parë e as do të më shikoni të bëj fushatë për ndonjë parti politike në Maqedoninë e Veriut”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk duhet të kapërcehet kufiri i ndërhyrjes në çështjet e brendshme të një shteti tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos