Durrës, rasti i shtatë me COVID-19, jo i lidhur me të tjerët. Nis trajnimi i personelit mjekësor

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 16:16 | Aktualitet
Durrës, rasti i shtatë me COVID-19, jo i lidhur me të

Në Durrës, lidhur me rastin e 7-të të identifikuar pozitiv me Covid-19, bëhet e ditur se ai nuk është pjesë e zinxhirit të 6 rasteve paraardhëse (pra, i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik), por rast i ri, që i është drejtuar numrit të urgjencës kombëtare pas shenjave që ka paraqitur.

Aktualisht është i vetizoluar në banesën e tij, pa komplikacione të rënda. Aktualisht në Spitalin e Durrësit nuk ka asnjë rast të izoluar.

Ndërkohë,  stafi mjekësor ditën e sotme ka nisur organizimin e trajnimeve të personelit mjekësor dhe infermieror në kuadër të shfaqjes së epidemisë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19. 

Ekipet që po trajnohen janë jo më shumë se 5 persona, duke ruajtur distancën e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos